Korniza Ligjore e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë
Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton se institucionet e Kosovës “sigurojnë ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së saj kulturore dhe fetare”. Për më tepër, me miratimin e Strategjisë Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore 2017-2027 në dhjetor të vitit 2016, qeveria ka ofruar një dokument strategjik të politikave për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Strategjia ka qasje të gjerë dhe gjithëpërfshirëse për trashëgiminë kulturore duke e lidhur atë me zhvillimin e qëndrueshëm përmes Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (OZhQ), qasjen e UNESCO-s, duke i kushtuar vëmendje vlerësimin e rrezikut për pasurinë kulturore siç rekomandohet nga Bashkimit Evropian.
Pasi të zbatohen, këto mjete do të sigurojnë që institucionet e Kosovës të përmbushin standardet bashkëkohore të menaxhimit të trashëgimisë. Si e tillë, Strategjia shërben si gurë-themel për institucionet e trashëgimisë kulturore, duke përfaqësuar dokumentin e parë gjithëpërfshirës të politikave të hartuar përmes një proces të konsultimit gjithëpërfshirës, në përputhje me standardet kryesore ndërkombëtare. Strategjia përfshin standardet përkatëse ndërkombëtare dhe praktikat e mira, dhe parasheh njohjen e të drejtave dhe privilegjeve që i janë dhënë Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
Më tej, ajo e përcakton trashëgiminë kulturore si shtyllë të domosdoshme për zhvillim të qëndrueshëm, dhe parasheh zbatimin e saj mbi bazën e pesë objektivave kryesore.
Strategjia Kombëtare për Trashëgiminë Kulturore 2017 – 2027
• Objektivi 1: Avancimi i kuadrit ligjor dhe institucional
• Objektivi 2: Qasja e integruar në trashëgiminë kulturore, drejt zhvillimit të qëndrueshëm
• Objektivi 3: Përfshirja e trashëgimisë kulturore në planet zhvillimore
• Objektivi 4: Promovimi i trashëgimisë kulturore
• Objektivi 5: Arsimimi, trajnimi dhe pjesëmarrja aktive në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore