Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Rreth Nesh

Duke përforcuar ndërgjegjësimin social të sigurojmë mbrojtjen e vlerave dhe identiteteve tradicionale të cilat janë në prag të zhdukjes. Ruajtja, përmirësimi dhe mbajtja gjallë e këtyre aseteve në kuptimin modern pa ndikuar në cilësinë e tyre origjinale dhe në identitetin unik.

Qëllimi jonë është të forcojmë ndjenjen e solidaritetit dhe unitetit social përmes vlerave tona të trashëgimisë kulturore. Të punojmë për të siguruar vazhdimësinë e traditave dhe përvojave të grumbulluara nga kulturat e ndryshme gjatë historisë, si dhe përcjelljen e tyre tek brezat e ardhshme.

Prizreni si qytet i trashëgimisë historike dhe kulturore, ka një pozitë shumë të veçantë ku shoqëritë multietnike jetojnë së bashku dhe në paqe.

Qëllimi jonë është të mbrojmë trashëgiminë historike dhe kultorore jo vetëm për shkak të vlerave të tyre, por për shkak se ne kemi shumë gjëra për të mësuar nga e kaluara e cila ndikon në këndvështrimin tonë mbi botën dhe jetën, për të zgjuar ndjenjen e kreativitetit, si dhe për të ofruar mundësi të reja të mësimit dhe të zhvillimit për gjeneratat e reja.