Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Projekti i ri nga KGBD “Promovimi i dialogut kulturor përmes edukimit të të rinjve dhe komunikimit ndërkomunitar”

Shoqata Unioni Rinor i Kosovës është duke implementuar projektin “Promovimi i dialogut kulturor përmes edukimit të të rinjve dhe komunikimit ndërkomunitar”. Ky projekt është i mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prizrenit (DKRS) ku qëllimi i projektit është të forcojë ndjeshmërinë sociale, të sigurojë mbrojtjen e vlerave dhe identiteteve tradicionale që janë në prag të zhdukjes dhe të forcojë ndjenjën e solidaritetit social dhe unitetit përmes vlerave tona të trashëgimisë kulturore.

Implementimi i projektit të sipërpërmendur do të bëhet në platformën www.culturalbridgepz.org, ku do të realizohet promovimi i trashëgimisë kulturore dhe vetëdijesimi i të rinjve, si dhe ruajtja e vlerave dhe identiteteve tradicionale që janë në prag të zhdukjes.

Platforma Cultural Bridhe (Ura Kulturore) synon të rrisë vetëdijesimin social, të mbrojë asetet kulturore dhe të promovojë artin në një shkallë të gjerë.